Ish-drejtori i inspekcionit në Prishtinë: Vila e Radojiçiqit është ndërtuar në periudhën 2019 e tutje - NACIONALE

Ish-drejtori i inspekcionit në Prishtinë: Vila e Radojiçiqit është ndërtuar në periudhën 2019 e tutje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-drejtori i inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka reaguar në lidhje me vilen Millan Radojiçiq, të cilën sot e kanë bastisur Policia e Kosoës.

Tahiri ka thënë se kjo vilë është ndërtuar dikur në periudhën 2019 e tutje, duke shtuar se nëse nuk ka leje nuk e rrok legalizimi, por e rrok bageri.

Postimi i plotë:

Nëse gjeoportali i shtetit është i saktë, vila është ndërtuar dikur në periudhën 2019 e tutje. Nëse s'ka leje, s'e rrok' legalizimi po e rrok' bageri.

Pra, nuk është ndërtuar qe 10 vjet, as qe 15, por në 5 vitet e fundit.

Dëshmi: Ortofotoja e gjeoportalit, shtator 2018. Vendi në të cilin është sot vila, duket se ishte livadh e mal. Përmes kësaj ortofotoje kemi rrënuar dhe rrënojnë ende inspektoratet.

Lajme të ngjashme