Ish-diplomati Avdia: Kurti është në avantazh për takimin e 18 marsit
Ish-diplomati, Tomorr Avdia, beson se kryeministri Albin Kurti është në avantazh për takimit e 18 marsit në raportim me presidentin serb.
Ai ka bërë me dije se gjatë muajve të fundit kryeministri Albin Kurti ka thyer tabut e parimeve të tij.
Sipas tij, kjo ia lehtëson punët shefit të qeverisë në takimin e së shtunës.
“Takimet në mes diplomatit të Lajçakut dhe drejtuesve të lartë të shtetit duket se është një lloj raporti dhe avantazhi që ka krijuar në dialog Qeveria në raport edhe me kërkesat e ndërkombëtarëve. Është një hap i papritur dhe pozitiv që ka realizuar Qeveria në dialog. Jo në raport me kërkesat por në raport me parimet. Siç duket Kurti ka gjetur një koherencë të mbështetjes në dialog. Duket se në dialogun e 18 marsit, kryeministri Kurti është me një gjysmë pike në avantazh në raport me Vuçiqin për arsye se ka thyer tabut e parimeve dhe tani Kurti e ka krijuar këtë avantazh çfarë ia lehtëson uljen në karrigen e debatit edhe për shumë arsye tjera”, ka deklaruar ai për Tëvë1.