Ish-dhëndëri i tij dyshohet se e sulmoi me armë zjarri, viktima dërgohet në QKUK
Një vrasje në tentativë ka ndodhur në Gjakovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar në Raportin 24-orësh se një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar me armë zjarri një tjetër mashkull.
Më saktësisht, ish-dhëndëri e sulmoi ish-mikun e tij me armë zjari. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Gjakovë 29.12.2023-18:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar (ish-dhëndëri i tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar.” – shkruhet në raport.