Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, sot i bashkohet Nismës - NACIONALE

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, sot i bashkohet Nismës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nisma Socialdemokrate sot pritet të përforcohet me një ish-anëtare të PDK-së.

Burimet e gaztës Nacionale kanë bërë me dije se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, sot në një konferencë për media do ta prezantojë Xhevahire Izmakun si anëtaren më të re të kësaj partie.

Izmaku ka qenë për disa mandate deputete e PDK-së.

Në gusht të vitit 2021, ajo kishte vendosur të largohet nga PDK-ja.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo kishte shkruar së më nuk beson në vizionin e PDK-së.

Jam krenare me secilin veprim timin politik dhe këtë krenari do ta mbaj deri në frymën time të fundit. Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se SOT jap dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet e PDK-së. Vendimi për t'u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë”, kishte shkruar ajo.

Nisma ka treguar se konferenca ku Izamaku do të prezantohet si anëtare e re do të mbahet në ora 13:30.

Lajme të ngjashme