Ish-deputeti i VV-së: Po e përdorin patriotizmin për të fituar vota
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se ish-partia e tij ‘’Vetëvendosje’’ po e përdor për vota Listën Serbe për të përfituar politikisht.
‘’VV-ja po e godet Listën Serbe, është e interesime që tu ndihmojë të fitojë nëpër komuna, edhe patriotizmin që po e bën është me e marrë votën naive edhe prej serbëve edhe prej shqiptarëve , serbët t’ua japin Listës Serbe e shqiptarët VV-së’’, deklaroi Humolli.
‘’VV ka përgjegjësinë më të madhe për shkak se janë më të votuarit, por kësaj përgjegjësie nuk duhet t’i ikë asnjë parti sepse nëse dikush bën lojë ose duhet bërë jo të kundërtën e jo të hyje në lojë sepse VV-ja po i shti në lojë të gjitha partitë politike në interes të tyre, e jo në interes te vendit’’, tha Humolli për Front Online.