Ish-analisti tash deputeti në ardhje Blerim Gashi: Vota e mërgatës është krejt gjaku jonë, është vullnet përnime - NACIONALE

Ish-analisti tash deputeti në ardhje Blerim Gashi: Vota e mërgatës është krejt gjaku jonë, është vullnet përnime

7 muaj më parë

nga NACIONALE

“Vota e mërgatës është krejt gjaku jonë”, ka thënë Blerim Gashi, ish-analisti në Kanal 10 tash deputet në ardhje i Vetëvendosjes.

Në emisionin e Fidan Jupollit në Klan Kosova, Gashi the vota e mërgatës “e vulosi vullnetin përnjëmend”.

“Është e drejtë qytetare, a je qytetar i Republikës së Kosovës. Diaspora, mërgata është e mirë kur na ndihmon, edhe para luftës, edhe gjatë luftës edhe pas luftës, edhe të zhvillu edhe me të ndihmu, ka plot që e kontestojnë, veç kur vjen kur puna “pse s’po na voton” e tash e nxjerrim mërgatën që atje dikushi që është ai vllau i leqitun, mërgata, ai vëllai e motra që e kemi lënë atje, e veç kur kemi nevojë me na çu pare, kemi qejf me u pa, nuk shkon ashtu”.

“Nuk ka kuptim, duhet me iu tregu kundërshtarëve të mi politik që kjo lloj ndarje është e dëmshme, sepse është e panatyrshme, nuk mundesh me ia heq zemrën vetes. Vota e mërgatës është krejt gjaku jonë, kjo është legjitimin edhe vulosje e vullnetit përnime”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme