Ish-ambasadori Peci përmend tri arsye pse korniza e marrëveshjes Kosovë – Serbi nuk është e vërtetë - NACIONALE

Ish-ambasadori Peci përmend tri arsye pse korniza e marrëveshjes Kosovë – Serbi nuk është e vërtetë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, dhe aktualisht Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka dhënë tri spjegime pse nuk është e vërtetë korniza e marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Ai shkruan se arsyeja e parë është se “për të qenë kjo marrëveshje valide në terma legal, pesë vendet mosnjohëse të BE-së duhet të jenë palë nënshkruese e saj”.

“Se pari, per te qene kjo marreveshje valide ne terma legal, pese vendet mosnjohese te BE-se duhet te jene pale nenshkruese e saj, pasi aty parashihet edhe obligimi i tyre per njohje te Kosoves, ose ne te kunderten kjo marreveshje duhet te kete klauzolen e hyrjes ne fuqi me njohjen e tyre te pavaresise se Kosoves”, ka shkruar Peci.

Sipas Pecit, arsyeja e dytë që e bën më dyshues atë është fjalia në lidhje me njohjen e Serbisë si lider politik dhe ekonomik i rajonit.

“Se dyti, cfare me bene shume dyshyes eshte fjalia ne lidhje me njohjen e Serbise si lider politik dhe ekonomik i rajonit. Nje terminologji e tille nuk ekziston ne aktet legale kontemporane, pasi ajo nenkupton legalizim te hegjemonise dhe thyerje te principit te se drejtes nderkombetare te barazise se shteteve”, shkruan ai.

Ndërkaq sa i përket arsyes së tretë, Peci thotë se “ajo i përngjanë një teksti për përmbushjen e egove të sëmura të disa liderëve regjional, të cilët mendojnë se mund të bëhen zot në shtëpite e huaja”.

Pasi dje e vura ne pikepyetje vertetesine e propozimit te Marreveshjes II ne mes Kosoves dhe Serbise, sot po e tregoj se...

Posted by Lulzim Peci on Monday, September 19, 2022

Lajme të ngjashme