Ish ambasadori, Cufaj: Kosova kurrë nuk duhet të refuzoj ShBA-të dhe BE-në
Ish amabasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, përmes një reagimi në rrjetin social tëitter, ka komentuar takimin e djeshëm të Kurtit me pesë përfaqësuesit perëndimor.
Pas takimit, Lajçak tha se nuk është kuptuar sa duhet ideja e planit franko-gjerman, duke e cilësuar biseden me Kurtin, si të vështirë.
Cufaj, ka shkruar se Kosova nuk duhet asnjëherë t’u thotë jo ShBA-ve e BE-së. Sipas tij, e kaluara dhe e ardhmja e Kosovës qëndron në mbështetjen e bashkëpunimin me Perëndimin.
Reagimi i ish ambasadorit:
“Kosova kurrë nuk duhet t'u thotë jo miqve të saj në SHBA dhe BE. E kaluara dhe e ardhmja e vendit tonë qëndron në mbështetjen dhe bashkëpunimin me Perëndimin! Çdo gjë tjetër është e papranueshme.” – ka shkruar Cufaj.
Kosovo darf niemals Nein sagen zu seinen Freunden aus den USA und der EU. Die Vergangenheit und die Zukunft unseres Landes beruht auf der Unterstützung und Kooperation mit dem Westen! Alles andere ist nicht akzeptabel. https://t.co/wAdiYPg5sI
— Beqë Cufaj (@beqecufaj) January 21, 2023