Ish-ambasadori Bosch shkruan për Dick Martyn: E mori të vërtetën me vete në varr
Dje u njoftua që Dick Marty, ish-senator zvicëran dhe autor i raportit mbi dyshimet për trafikim të organeve nga UÇK-ja, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Në lidhje me këtë temë, ka shkruar Robert Bosch, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë.
Në shkrimin e tij, Bosch ka shkruar se është pikëlluese të lexosh këtë, për shkak se Marty e mori të vërtetën e tij në varr.
Tutje, ish-ambasadori përmendi edhe faktin që Marty gjatë një interviste kishte deklaruar se shërbimi sekret serb kishte ofruar para për ta vrarë atë dhe për t’ia lënë fajin shqiptarëve.
“Kohë më parë, Marty në një intervistë për mediat zvicerane tha se shërbimet sekrete serbe po ofrojnë para për ta vrarë dhe më pas për t'ua lënë fajin shqiptarëve.” – shkroi ai.