Ish-ambasadori amerikan: Serbia është kërcënuese për paqen, jo Kosova
Greg Delawie, ish-ambasadori amerikan në Kosovë, ka postuar një cicërimë në Twitter, duke e quajtur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si luftënxitës.
Tutje, ai ka shkruar se Serbia është kërcënimi real për paqen dhe jo Kosova.
"Luftënxitje në Ballkan nga Vuçiqi. Mos u gaboni, Serbia është kërcënimi i vërtetë i paqes këtu, jo Kosova. KFOR, forcat paqeruajtëse të NATO-s, do ta kryejnë punën e tyre. Kjo është një storje e mirë-shkruar që nuk aplikon situatën "të dyja palët"." - shkroi z. Delawie.
Warmongering in the Balkans from Vucic. Make no mistake, Serbia is the real threat to peace here, not Kosovo. #KFOR, the #NATO peacekeeping force, will do its job. This is a well-written story that does not "both sides" the situation. https://t.co/Hlmt8RvPun
— Amb Greg Delawie (@GregDelawie) August 22, 2022