Isa Mustafa: Marrëveshja me MCC filloi gjatë qeverisjes sime, merita të veçanta ka edhe Jahjaga - NACIONALE

Isa Mustafa: Marrëveshja me MCC filloi gjatë qeverisjes sime, merita të veçanta ka edhe Jahjaga

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë për lajmi.net, se marrëveshja e cila do të nënshkruhet me MCC, për investime më të mëdha në kuadër të energjisë së Kosovës, është shumë e rëmdësishme, sepse programi është nën ingerencat e drejtpërdrejta të sekretarit shtetëror të SHBA-së.

“Është tepër e rëndësishme për Kosovën dhe bashkëpunimin me SHBA-të, sepse programi është nën ingerencat e drejtpërdrejta të sekretarit shtetëror të SHBA-së. MCC ka filluar gjatë qeverisjes sime. Merita të veçanta për këtë program ka edhe presidentja Atifete Jahjaga”, tha Mustafa.

Por sipas Mustafës është çështje tjetër se a është mënyra më e mirë e shfrytëzimit të mjeteve nga Programi i Sfidave të Mijëvjeçarit apo jo.

Sipas bindjes time, në aspektin strategjik Qeveria është dashur të përfshijë projektin e gazsjellësit në MCC. Por, fundja fitore është që ka vazhduar marrëveshja”, theksoi Mustafa.

Lajme të ngjashme