Ironizon Xhavit Haliti: Sot VV-ja ishte çu në krah të majtë - NACIONALE

Ironizon Xhavit Haliti: Sot VV-ja ishte çu në krah të majtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka folur në lidhje me vendimin e VV-së për të mos marrë pjesë në seancën e sotme.

Sipas Halitit, VV-ja është çu në “krah të shmajtë”.

“Unë deshta me ju thanë të gjithëve që sot Vetëvendosja ishte çu në krah të majtë, të shmajtë që themi ne. Nuk e di pse e kanë këtë vendim të sotëm, sepse edhe në komision për politikë të j ashtme nuk erdhi as zv.kryeministri që ka pasur të raportojë, as përfaqësuesit e grupit parlamentar të VV-së.” – deklaroi ai.

Ndryshe grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, theksoi se nuk do të marrin pjesë në seacën e sotme të jashtëzakonshme, ku pikë e rendi të ditës është rezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.

Vlerësojmë se tendenca e PDK-së dhe AAK-së, që nuk votojnë asgjë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e PK, por me arsyetimin dhe argumentimin e tyre se kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet dhe synimi i tyre i vetëm është pushteti dhe jo interesi i shtetit.” – deklaroi Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së.

Lajme të ngjashme