Ironizon Smajljaj: Informata për nivelin e pagës mund të jetë brenda dhuratës së Vitit të Ri
Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me faktin që askush prej zyrtarëve publikë nuk e di se sa do ta ketë pagën me ligjin e ri që është miratuar dje në Kuvendin e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këta zyrtarë duhet të bëjnë kujdes se niveli i pagës mund të jetë edhe brenda dhuratës për Vitin e Ri.
“Nuk do të duhej të ishte shqetësuese nëse punonjësit nuk e dinë sa do të jenë pagat me ligjin e ri që është votuar. Ka kush mendon, e kush e llogaritë e vendosë për pagën për punonjësit. Mos u lodhni ju. Informata sa është paga mund të jetë edhe brenda dhuratës për Vitin e Ri, shikoni me kujdes brenda dhuratës”, ka shkruar Smajljaj.
Me ligjin që paga për zyrtarët publikë, i cili është miratuar dje në Kuvend, nuk është përcaktuar vlera e koeficientit.
Në këtë mënyrë, askush nuk e di se sa do të jetë paga me këtë ligji.
Vlera e koeficientit pritet të caktohen me vendim të qeverisë.