Ironizon Mirena: Zajednica po ju bëhet, kështu që s’ka më nevojë për sirena
Gazetari Ilir Mirena ka ironizuar pas largimit të alarmeve apo sirenave në disa pjesë në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se “pasi po bëhet Asociacioni, nuk ka më nevojë për alarme”.
“Zajednica po ju bahet, kshtu qe serbet e veriut s’kane më nevoje per “uzbuna” (alarme)…” – ka shkruar Mirena në rrjetin social Facebook.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka larguar sirenat që kryesisht lëshoheshin për mbledhjen e serbëve në veri.