Ironizon analist Haliti: Ka kalu koha kur në regjimet e vjetra kishte letër për pasaporta e letënjoftime - NACIONALE

Ironizon analist Haliti: Ka kalu koha kur në regjimet e vjetra kishte letër për pasaporta e letënjoftime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti nga Londra, Afrim Haliti ka ironizuar me situatën e krijuar pas kërkesës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ndaj Gjermanisë, që të lejohet hyrja e kosovarëve me pasaportë të skaduar.

Krejt kjo kërkesë, vjen pas mungesës së materialit për pasaporta.

Haliti ndërkaq, në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se pas suksesit me aplikimin për anëtarësim në BE, “ndodhë që nuk ka nevojë fare me ble letër për pasaporta”.

“Pas supersuksesit të madh që qeveria Kurti arriti kur aplikoi për anëtarësim në BE, ndodhë që nuk ka nevojë fare me ble letër për pasaporta, edhe ashtu në BE do të mund të lëvizim pa to sapo të anëtarësohemi.” – tha ai.

Në fund, Haliti ka shkruar: “*Ka kalu koha kur në regjimet e vjetra kishte mjaftueshëm letër për pasaporta e për letërnjoftime. Boll më!”

Lajme të ngjashme