Ironia e Kurtit me gazetarë: Shpresoj që pyetja nuk vjetrohet deri pasdite
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Doganën. Pas vizitës, ai mbajti edhe një konferencë për media.
Si zakonisht, interesimi i gazetarëve për pyetje ishte tejet i madh. Por, duket se kryeministri e kishte kohën e limituar.
Megjithatë, Kurti zgjodhi të bëjë edhe pak ironi.
“Ju kërkojmë falje se na duhet të shkojmë, Përparim Kryeziu është zëdhënësi, ai mund t'ju tregojë se ku jemi pasdite. Shpresoj që nuk është një pyetje që vjetrohet pasdite, pra ju tregon Përparim Kryeziu ku jemi pasdite te prodhuesit e biznesit vendor”, tha Kurti teksa u largua nga Dogana.
Kurti ka parajmëruar se sot pasdite do t’i vizitojë edhe disa biznese.