Ironia e Hoxhës për debatin mes Kurtit dhe Osmanit: Janë përla për përjashtimin e Besit nga BBVK - NACIONALE

Ironia e Hoxhës për debatin mes Kurtit dhe Osmanit: Janë përla për përjashtimin e Besit nga BBVK

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Që nga dje është duke u diskutuar me vrull të madh përplasja në sy të kamerës në mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, dy prej zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Ndonëse ishte vetëm disa sekondëshe, diskutimi me tension mes Kurtit dhe Osmanit ka ngjallur shumë reagime e supozime.

Por edhe ironi. Një të tillë, pra ironi, erdhi nga Ylli Hoxha, analist i përhershëm në “Debat Plus”. Duke ironizuar, Hoxha deklaroi se në bazë të informatave që i ka, Kurti e Osmani janë “përla” për përjashtimin e Besit nga Big Brother VIP Kosova.

“Sipas informatave që i posedoj nga Kryeministria dhe Presidenca, këta janë përla për pjashtimin e Besit nga Big Brother. Kryeministri kish qenë kundër, edhe kish thanë që bonët e larguat edhe Bucin, ua marrë licencën. Kryetarja kish thanë “s’bon, anej knej”.” – deklaroi ai.

Lajme të ngjashme