Irlanda Veriore ia bëri “sefte” fitores në Ligën e Kombeve tek sot kundër Kosovës
Irlanda Veriore po kalonte në një krizë të thellë rezultatesh. Fitorja e sotme 2:1 kundër "dardanëve" ishte e para për kombëtaren britanike në Ligën e Kombeve, çka flet shumë edhe për formën e Kosovës.
Një ditë para ndeshjes, përzgjedhësi i Irlandës Veriore deklaronte se mezi prisnin të hynin në fushë kundër “dardanëve” për ta shijuar fitoren e parë. Kështu edhe ndodhi, me Kosovën që ishte e pavëmendshme që ta administronte siç duhej epërsinë e krijuar në minutën e 58-të me Vedat Muriqin.

Pas kësaj fitore, Irlanda Veriore shkoi në kuotën e 5 pikëve në grup, duke iu afruar në vetëm një pikë Kosovës. Në rast se Kosova nuk fiton kundër Qipros të martën, rrezikon që t’i shpëtojë nga duart edhe pozita e dytë, që u deklarua si objektivi kryesor nga Alain Giresse gjatë këtyre ditëve.
