Irani vazhdon të hedhë raketa, aktivizohen sirenat e alarmit në Izrael
Sirenat e alarmit për sulme ajrore u dëgjuan në Beersheba dhe në zonën përreth saj në jug të Izraelit, në kohën e sulmeve iraniane me raketa balistike.
Gazeta “The Times of Israel” raporton se sirenat po vazhdojnë në dëgjohen edhe në pjesën veriore të Izraelit.
Civilët që ndodhen në zonat ku po aktivizohen sirenat udhëzohen që të hyjnë në strehimoret kundër bombave.
Ndërkohë, një paralajmërim i hershëm u lëshua në pjesën qendrore të Izraelit.
Më vonë, e njëjta gazetë raportoi se sirenat u aktivizuan edhe në zonën e Tel-Avivit.
Ushtria izraelite tha se po punon për t’i penguar raketat.