Irani thotë se po e mbyll Ngushticën e Hormuzit
Ushtria iraniane do ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit si përgjigje ndaj shkeljeve “të vazhdueshme” izraelite të armëpushimit në Liban, si dhe ndaj “dështimit për ta zbatuar” nga Shtetet e Bashkuara pikën e parë të marrëveshjes paraprake për t’i dhënë fund luftës, raportuan të shtunën mediat shtetërore iraniane, shkruan CNN.
Kjo pikë e parë e kornizës parashikonte “ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë në Liban”. Por luftimet kanë vazhduar atje mes Izraelit dhe Hezbollahut, grupit militant të mbështetur nga Irani.
Nga ana e saj, ushtria amerikane ka mohuar pretendimin e Iranit se kontrollon ngushticën dhe ka thënë se do të sigurojë që trafiku të vazhdojë të qarkullojë.