Irani lëshon një valë tjetër sulmesh ndaj Izraelit
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit paralajmërojnë se është zbuluar një tjetër valë raketash iraniane – vala e gjashtë e sulmeve që kanë në shënjestër vendin të shtunën, raporton BBC.
Më herët këtë pasdite, brenda më pak se dy orësh, ndodhën tri valë sulmes, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Sistemet mbrojtëse janë në veprim për ta neutralizuar kërcënimin, thotë IDF, ndërsa u kërkon qytetarëve në zonat e prekura të strehohen.