Irani e quan “tërësisht të rremë” pohimin e ShBA-së për kalimin e anijeve nëpër Hormuz
Roja Revolucionare e Iranit ka thënë se pretendimi i Shteteve të Bashkuara për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit përbën “gënjeshtra të plota”.
Më herët, Komanda Qendrore e Ushtrisë së ShBA-së tha se dy anije tregtare me flamuj amerikanë kishin “kaluar me sukses transit nëpër Ngushticën e Hormuzit”, raporton televizioni BBC.
Mediat shtetërore shpërndanë një deklaratë të Rojës Revolucionare, ku thuhet se “asnjë anije tregtare apo anije cisternë” nuk ka kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit “në orët e fundit”.
Roja Revolucionare tha se deklaratat e Shteteve të Bashkuara janë “të pabaza dhe tërësisht të rreme” dhe paralajmëroi se cilado lëvizje tjetër që është kundër udhëzimeve të forcës detare të saj “ballafaqohet me rreziqe serioze”.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se ka penguar tri raketa të hedhura nga Irani, ndërsa një tjetër ra në det.
Përmes një shkrimi të publikuar në rrjete sociale, kjo ministri tha se shpërthimet e dëgjuara në disa pjesë të vendit u shkaktuan nga operacionet për pengimin e raketave.