IPK rekomandon suspendimin e policit – gjuajti me armë jashtë detyrës zyrtare
Inspektorati policor i Kosovës ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm ndaj një zyrtari policor të Stacionit Policor Qendra, Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë.
Hetuesit e Inspektoratit, kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore pas pranimit të informacioneve për një incident që ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës ku i përfshirë dyshohet të jetë zyrtari policor.
“Nga veprimet hetimore fillestare dyshohet se zyrtari në fjalë ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Prokuroria Themelore në Gjilan është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar IPK-në të fillojë procedurat hetimore preliminare lidhur me dyshimin për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” përderisa rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt kurse arma është sekuestruar për qëllime të ekzaminimeve të mëtutjeshme.