IPK nis hetimet lidhur me vdekjen e zyrtares oplicore në Gjilan
Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet pas vdekjes së një zyrtareje policore në shtëpinë e saj në Gjilan.
Kjo është konfirmuar nga IPK-ja, derisa në media u raportua se viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.
“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë këqyrja e vendit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”
“Po ashtu është konfiskuar edhe një armë zyrtare e cila do të dërgohet për ekzaminim.” – kanë thënë për Klan Kosovën nga IPK.