IPK-ja rekomandon suspendimin e tre punonjësve të policisë, dy dyshohen se u rrahën mes vete - NACIONALE

IPK-ja rekomandon suspendimin e tre punonjësve të policisë, dy dyshohen se u rrahën mes vete

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovë.

“Rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur në Stacionin Policor të Fushë Kosovës ku hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një punonjësi të PK-së (staf civil – pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale "zbulim i fshehtësisë zyrtare".” – ka shkruar IPK-ja.

Ndërsa në rastin e dytë janë të përfshirë dy zyrtarë të policisë.

“Në rastin e dytë IPK ka rekomanduar suspendimin e dy punonjësve të Policisë së Kosovës (një zyrtari policor dhe një stafit civil të PK-së) të cilët kanë qenë duke shërbyer në Stacionin Policor Lipjan.

Që të dy zyrtarët janë suspenduar me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm” pas një mosmarrëveshje që të njëjtit kishin pasur mes njëri tjetrit” – ka shkruar IPK-ja.

Lajme të ngjashme