IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për ngacmim - NACIONALE

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për ngacmim

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor të dyshuar për veprën penale “ngacmim”.

Sipas komunikatës, rasti është iniciuar pasi ankuesja ka paraqitur informacione dhe ka denoncuar se zyrtari policor dyshohet të ketë kryer veprime të kundërligjshme. Pas pranimit të denoncimit, hetuesit e IPK-së, në koordinim me prokurorinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore që çuan në arrestimin e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. IPK ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Lajme të ngjashme