IPK arreston një polic hetues, dyshohet se mori ryshfet për të interferuar në një hetim - NACIONALE

IPK arreston një polic hetues, dyshohet se mori ryshfet për të interferuar në një hetim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektoriati Policor i Kosovës, ka arrestuar këtë të enjte një polic në Obiliq. Një zyrtar policor, përkaësisht hetues në Stacionin Policor Obiliq, është arrestuar nën dyshimin për ryshfet. Ai dyshohet se mori 1 mijë euro për të ndërhyrë në një hetim.

E plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.

Hetuesit e IPK-së kishin filluar kohë më parë hetimet për këtë rast me autorizim dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë - Departamentin e Krimeve të Rënda.

Pas disa veprimeve hetimore duke përfshirë edhe hetimin me masa të fshehta hetimore, sot rreth orës 17:00 nga hetuesit e IPK-së është arrestuar në Obiliq zyrtari policor (hetues në Stacionin Policor në Obiliq) kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Bazuar në veprimet hetimore që hetuesit e IPK-së kanë realizuar deri më tani, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1000 Euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Lajme të ngjashme