IPK: Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmimin dhe dhunimin e një gruaje - NACIONALE

IPK: Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmimin dhe dhunimin e një gruaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic në Gjakovë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ngacmim” dhe “dhunim”.

Sipas njoftimit të IPK-së, polici dyshohet se kishte shantazhuar viktimën përmes disa fotove dhe video incizimeve.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor të dyshuar për ngacmim dhe dhunim

Gjakovë, 28 nëntor 2023,

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Ngacmim” dhe “Dhunim”.

Inspektorati Policor kishte pranuar informacione dy ditë më herët nga Policia e Kosovës dhe ankuesja e cila ka denoncuar rastin në të cilin rast ky zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë .

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Lajme të ngjashme