Intriguese: Fahri Xharra e lidh Statujën e Lirisë në ShBA me “perëndeshën etruske”: Çdo gjë është pellazge - NACIONALE

Intriguese: Fahri Xharra e lidh Statujën e Lirisë në ShBA me “perëndeshën etruske”: Çdo gjë është pellazge

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fahri Xharra është një personalitet viral në Facebook. Ndonëse jeton e vepron në Gjakovë, z. Xharra flet me kompetencë për shumë çështje të antikitetit. Madje, ai njihet për “maninë” e tij për të lidhur çdo gjë historike me “pellazgët”, të cilët miti themeltar i kombit shqiptar thotë se ishin paraardhësit e ilirëve.

Kësaj radhe z. Xharra ka shkruar për Statujën e Lirisë, që gjendet në Amerikë, me perëndeshën etruske Feronja. Madje, ai ka shkruar edhe një “histori” të shkurtër të perëndeshës.

“Në shtypin botëror shkruhet “ që përkundër asaj që Perandoria Romake nuk është më , Perëndesha e Lirisë ende jeton, Duke i mbijetuar shekujt Perëndesha romake e Lirisë e shënonte Lirinë , dhe pamja e saj shihej në piktura, skulptura , këngë, tregime ,poema dhe tjera.

Por këtu e kemi një “kurtschluss” ( kontakt të shkurtër ) historik ku sqarohet se nga “mbiu” Perëndesha e Lirisë . Librat dhe shkollaret e spjegojnë që Liria ishte Perëndesha Etruske Feronia Më bindësi ishte shkollari romak Varo (Marcus Terentius Varro (116 prKr – 27 prkr) bashkëkohanik i Ciceronit ku thotë se Feronia së pari ishte Përendesha e bujqësisë e për hapur tek populli etrusk.” – shkroi ai.

Në fund, z. Xharra e përfundon statusin me dy fjali jashtëzakonisht intriguese.

“Feronia etruske ishte skulpturuar dhe pikturuar në veshjen e kohës ku e mbante Plisin .

Pra çdo gjëje te madhe në historinë botërore po i vje era Pellazge”- shkroi z. Xharra.

Lajme të ngjashme