Intervistohet pronari i lokalit pas dyshimeve për helmim në Han të Elezit
Policia ka intervistuar pronarin e një lokali në Han të Elezit, pas dyshimeve se disa persona janë helmuar nga ushqimi i konsumuar aty.
Sipas raportit policor, “një mashkull kosovar” është intervistuar “për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona”.
“Rasti është duke u hetuar”, ndërsa prokurori ka autorizuar inicimin e lëndës. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur kontrolle emergjente për identifikimin e shkaktarit.