Intervistohet menaxhmenti i KOSTT-it për periudhën 2006-2008
Sot mban mbledhje Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendim marrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike .
Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i menaxhmentit të KOSTT-it për periudhën 2006-2008. Mbledhja fillon në ora 14:00.
Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje.
Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.
Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.