Intervistimi i ish-prokurores Bamieh, Prokuroria e Prishtinës thotë po bëhet sipas ligjeve - NACIONALE

Intervistimi i ish-prokurores Bamieh, Prokuroria e Prishtinës thotë po bëhet sipas ligjeve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se lidhur me rastin e Maria Bamieh, e cila ka qenë e ftuar për intervistim pranë kësaj prokurorie, është duke vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi.

Sipas Prokurorisë, bazuar në shkresat zyrtare që ka në posedim prokurorja e çështjes, më 03.06.2017, Bamieh i është hequr imuniteti nga Kombet e Bashkuara.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të saktë, bën të ditur për opinionin publik se, lidhur me rastin e znj. Bamieh, e cila ka qenë e ftuar për intervistim pranë kësaj prokurorie, është duke vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi, pasi bazuar në shkresat zyrtare që ka në posedim prokurorja e çështjes, më 03.06.2017, znj. Bamieh i është hequr imuniteti nga Kombet e Bashkuara”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Në kumtesë, mes tjerash u tha se e njëjta sipas legjislacionit vendor, është udhëzuar nga prokuroria të angazhojë një avokat vendor, i cili është i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, për zhvillimin e mëtejmë të procedurës.

Ish-prokurorja britanike që po hetohet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe rrjedhje të dokumenteve konfidenciale, më 9 korrik kishte pranuar ftesë për intervistim nga prokurorja e Krimeve të Rënda, Fitore Sadikaj.

Ky reagim i Prokuroris, vjen pas reagimit te Bamieh, se Prokuroja e cila është caktuar në rastin e sajë ka dështuar që të përgjigjet pyetjeve të avokatit të sajë lidhur me imunitetin që kjo ka gëzuar sa ishte në EULEX.

Sipas Bamieh, është tentuar dy herë që imuniteti i sajë të largohet në mënyre që të gjykohet në bazë të ligjeve të Kosovës.

Lajme të ngjashme