Intervistimi i Dejona Mihalit, Selmanaj: Jam i bindur se hetimet do ta implikojnë edhe Kurtin
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka paralajmëruar se Prokuroria Speciale e Kosovës mund ta intervistojë edhe kryeministrit Albin Kurti.
Duke komentuar intervistimin nga prokuroria të Dejoni Milait, ai është shprehur i bindur se zhvillimi i hetimeve do të implikojë edhe kryeministrin e vendit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se në këtë qeveri nuk vidhet dhe nuk abuzohet me paranë publike pa dijeninë e Albin Kurtit.
“Kam thënë me kohë, që krimi dhe korrupsioni në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje është i strukturuar. Nuk vidhet dhe nuk abuzohet me paranë publike pa dijenin e Albin Kurtit. Dejona Mihali është njëra nga “mashat” e Albinit, për korrupsionin masiv tek 1 mijë kontratat sekrete tek të gjitha ministritë, duke përfshirë edhe KEK-un. Mos u befasoni kur të ftohet për intervistim edhe Albini në Prokurorinë Speciale, sepse jam i bindur që zhvillimi i hetimeve detyrimisht do ta implikojnë edhe ate!”, ka shkruar Selmanaj.