Interaktiv Talks: Deputetët morën mijëra euro shtesë për karburantë gjatë 2024-ës - NACIONALE

Interaktiv Talks: Deputetët morën mijëra euro shtesë për karburantë gjatë 2024-ës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përgjatë vitit 2024, deputetët e Kuvendit të Kosovës morën shuma të konsiderueshme parash në emër të shpenzimeve për udhëtime, ndonëse vitin e kaluar ishin zotuar se do të heqin dorë nga ky përfitim. Hulumtimet emisionit "Interaktiv Talks" të gazetarit Xhemajl Rexha, kanë zbuluar se shumica e deputetëve kanë vazhduar të marrin shuma të mëdha për udhëtime, sidomos për karburant.

Një nga të përfshirët në këtë praktikë është deputeti Arbër Rexhaj, i cili, pavarësisht se udhëton nga Prizreni, ka marrë 810 euro për shpenzimet e tij për të ardhur në Prishtinë.

Po ashtu, deputeti Haxhi Avdyli nga Guxo ka përfituar 690 euro gjatë vitit të kaluar për udhëtimet e tij nga Prizreni, ndërkohë që Dimal Basha nga Ferizaj ka marrë 680 euro për shpenzimet e udhëtimeve, ndërsa Valon Ramadani i Ferizajt ka marrë 590 euro.

Për deputeten Arbëresha Kryeziu Hyseni, udhëtimi nga Gjilani ka rezultuar në një shpenzim prej 510 euro.

Hulumtimi i plotë: KËTU.

Lajme të ngjashme