Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, po përcjell me vëmendje zhvillimet në RTK - NACIONALE

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, po përcjell me vëmendje zhvillimet në RTK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të menaxhmentit të transmetuesit publik të Kosovës, RTK, për të pezulluar gjashtë gazetarë nga pozitat e tyre. Ky veprim, sipas IPI-së, është marrë në mënyrë arbitrare dhe paraqet një shembull shqetësues të censurimit të zërave kritikë.

Vendimi për pezullim erdhi pasi gazetarët kishin kritikuar publikisht vonesat në pagesën e pagave të stafit, në kohën kur RTK po përballet me një ngërç për miratimin e buxhetit.

“Ishte një lëvizje e politizuar që ngre pyetje serioze mbi menaxhimin e pavarur dhe profesional të transmetuesit publik”, thuhet në reagimin e IPI-së.

Ky institut ndërkombëtar i mediave ka bërë thirrje që vendimi të tërhiqet menjëherë dhe që problemet e hapura lidhur me stafin dhe buxhetin e RTK-së të zgjidhen përmes dialogut.

Lajme të ngjashme