Institucionet shtetërore të Vetëvendosjes, gati kapja edhe një agjencie të rëndësishme të shëndetësisë - NACIONALE

Institucionet shtetërore të Vetëvendosjes, gati kapja edhe një agjencie të rëndësishme të shëndetësisë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Vetëvendosja do të kapë edhe një agjenci tjetër shtetërore: atë të Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale.

Partia Vetëvendosja tash do ta ketë edhe kandidaten e tyre për deputete si Drejtoreshë Ekzekutive në këtë agjenci, Vlora Limani Hajnunin.

Ajo doli më e poentura nga kandidatët konkurrues në këtë konkurs.

Limani-Hajnuni ishte kandidate e Vetëvendosjes për deputete, dhe ka shërbyer si këshilltare politike e Albulena Haxhiut, ish-Ministres së Drejtësisë.

Më herët, ajo kishte qenë edhe deputete në LDK, e cila ndonëse kishte votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, kishte kaluar menjëherë në Vetëvendosje dhe ishte shpërblyer me pozitë këshilltareje te Albulena Haxhiu.

Lajme të ngjashme