Inspektohen 15 pompa benzine në veri - NACIONALE

Inspektohen 15 pompa benzine në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë kryrer inspektime në pesëmbëdhjetë pompa benzine në katër komunat veriore të banuara me shumcië serbe, është konfirmuar nga policia kosovare.

Tre pompa në Zubin Potok, katër në Mitrovicë të Veriut, katër në Zveçan dhe shtatë në Leposaviq, ka konfirmuar Zëvendës Komandanti për rajon të veriut, Veton Elshani, në një përgjigje për “KoSSeV”.

Inspektorët kanë kryer kontrolle në tre pompa private, kanë kërkuar nga pronarët lejet e punës dhe dokumentacionet tjera. Në Zubin Potok janë kryer kontrollet dhe këto pompa nuk janë mbyllur”, tha Elshani.

Javën e kaluar janë mbyllur pesë pompa të derivateve në veri që operonin pa leje, por edhe ishin nën pronësi të NIS Petrol të Serbisë.

Lajme të ngjashme