Inflacioni, Tahiri: Goditje e madhe për qytetarët dhe bizneset - NACIONALE

Inflacioni, Tahiri: Goditje e madhe për qytetarët dhe bizneset

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ngriti sot shqetësime serioze lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të konsumit në vend. Ai e ka cilësuar këtë situatë si një goditje të rëndë për mirëqenien e qytetarëve dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekonominë e Kosovës.

Gjatë një konference për media, Tahiri analizoi efektin zinxhir që shtrenjtimi i jetesës po shkakton në treg, duke theksuar se rënia e fuqisë blerëse po e çon vendin drejt një ngadalësimi ekonomik.

"Rritja e çmimeve të konsumit është goditje e madhe për qytetarët. Qytetarët e Kosovës, kur janë çmimet e larta, blejnë më pak – që nënkupton prodhim më pak, që nënkupton se ekonomi ka më pak," deklaroi Tahiri gjatë konferencës për media.

Më tej, shefi i deputetëve të AAK-së tërhoqi vëmendjen te pasojat që kjo krizë po sjell te bizneset

"Po ashtu nënkupton se bizneset janë duke u përballur me ulje të qarkullimit dhe me rënie të shitjes dhe rritje të stokut sepse s’ka para me ble," shtoi Tahiri.

Lajme të ngjashme