"Inflacioni për tri vite e ka kaluar 26%", Rukiqi shpjegon arsyen e koeficientit 150 të LDK-së
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka treguar në Frontal në T7 arsyen pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta ngritur në 150 koeficientin e pagave. Ekonomisti i LDK-së ka sqaruar se, si pasojë e inflacionit që arriti deri në 50 për qind për produkte bazike, kjo parti ka ardhur me këtë koeficient.
“Inflacioni për tri vite e ka kaluar 26%. Flasë për rrymë, bukë, për gjëra elementare, vaj, sheqer. Inflacioni për këto është edhe më i lartë. Kjo është një përgjigje e drejtpërdrejt për këto ndryshime të rrethanave në ekonomi", tha ai.
Ai tregoi më tej se me këtë koeficient do të ketë rritje për 224 euro te mësuesit, 296 për mjekët, 200 për policët, 224 për ushtarët dhe 200 për zjarrfikësit.
“Tani kemi dalë me një koeficient 150, që përkthehet 224 euro më shumë për mësuesin, 296 për mjekë, 200 për polic, 224 për ushtarë dhe 200 euro për zjarrfikësit”, tha ai.