Inflacion, terr, greva – Kurti i rikthehet temës së bashkimit me Shqipërinë - NACIONALE

Inflacion, terr, greva – Kurti i rikthehet temës së bashkimit me Shqipërinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer në temën e bashkimit kombëtar.

Këtë e bëri përderisa u përurua Abetarja e Përbashkët ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, në qytetin e Pejës.

“Populli ynë e di se bashkimi është i domosdoshëm. Jemi ne që duhet ta jetësojmë idenë e bashkimit me aktivitete si këto”.

“Fati i shkollës shqipe ka qenë i njëjtë me atë të kombit tonë. Kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me një abetare”.

“Dihet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë kontribuuesve që e ruajtën gjuhën tonë shqipe. Së bashku me institucionet e Shqipërisë kemi përgatitur këtë abetare”, tha ai, raporton EO.

“Qeveria jonë po punon në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë. Vetëm bashkë krahë për krahë mund t’i shtyjmë përpara interesat tona për përparim në çdo fushë”.

Lajme të ngjashme