INDEP kritikon pushtetin e opozitën për “lojëra” me koeficientin e pagave, e quan manipulim - NACIONALE

INDEP kritikon pushtetin e opozitën për “lojëra” me koeficientin e pagave, e quan manipulim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Instituti për Politika Zhvillimore “INDEP” ka reaguar në lidhje me paralajmërimin për rritje të pagave nga ana e pushtetit nga muaji janar e korrik dhe premtimet e opozitës për këtë temë.

INDEP ka shprehur shqetësimin e thellë, duke i quajtur këto zhvillime si lojëra për pushtet.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shpreh shqetësimin e thellë që, për të disatën herë, partitë politike në Kosovë po përdorin ndryshimet në nivelet e pagave të sektorit publik për qëllime elektorale. Vendimi i fundit i Qeverisë për rritjen graduale të koeficientëve të pagave në sektorin publik dhe reagimet e ngjashme nga opozita janë shembull tjetër i kësaj prirjeje shqetësuese, veçanërisht në kohën kur vendi po i afrohet zgjedhjeve të reja” – thuhet në reagimin e INDEP, ndër të tjera.

Tutje, INDEP ka vlerësuar se këto praktika janë qasje për të manipuluar me pagat publike gjatë fushatave elektorale.

“Praktikat e përsëritura të partive politike për të manipuluar me pagat publike gjatë cikleve zgjedhore janë precedent i dëmshëm që minon integritetin e politikave publike dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik” – thuhet tutje në reagim.

Lajme të ngjashme