Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, Gërvalla paraqet notë proteste te autoritetet e Maqedonisë së Veriut
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka paraqitur notë proteste te autoritetet në Maqedoninë e Veriut, pas incidientit të presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.
Përmes një komunikate për media, Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se njëkohësisht, është kërkuar edhe hetim për rastin.
“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.” – thueht tutje.
Po ashtu, është bërë me dije:
“Gjithashtu, Ministrja Gërvalla ka realizuar sot një takim në MPJ me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Arben Fetai, me të cilin kanë diskutuar rreth incidentit në fjalë dhe nevojën e ndermarrjes së veprimeve të shpejta institucionale.
Në kuadër të veprimeve të ndermarra, Ministrja Gërvalla ka pranuar sot pasdite edhe një telefonatë nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, gjatë së cilës u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës pas incidentit të djeshëm”.