IML-ja është duke i kryer të gjitha shërbimet mjeko-ligjore - NACIONALE

IML-ja është duke i kryer të gjitha shërbimet mjeko-ligjore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zjarri që ka kapluar të martën Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë nuk ka ndërprerë punën e këtij institucioni.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në IML, Ditor Haliti, ka thënë se ky institut është duke i kryer të gjitha shërbimet që kërkohen nga ky institucion.

Të gjitha shërbimet mjeko-ligjore janë duke funksionuar pa problem, duke përfshirë autopsitë dhe ekzaminimet klinike”, ka thënë Haliti.

Kurse, ish-këshilltari në Ministrinë e Drejtësisë, Naim Ramizi, ka thënë se instituti disa nga punët mund t`i kryej edhe më vonë.

Instituti merret me shkakun që e ka sjellë dëmin. Pra mendoj që vetëm nëse ka ndonjë urgjencë, atëherë mundet me qenë dëm, mirëpo krejt punët që mund të grumbullohen qetash munden me u kry edhe më vonë besoj”, ka deklaruar Ramizi. /RTV Dukagjini/

Lajme të ngjashme