Imeri kritikon Ligjin për Festat: Ligji idiotesk hala në fuqi
Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar Ligjin për Festat Zyrtare, i cili parasheh që nëse ditët e festave bien në ditë vikendi, ato do të zëvendësohen gjatë javës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është një ligj idiotesk.
“Festë të dielën - pushim të martën. Ligji idiotesk për festa hala është në fuqi. Pusho shteti, dërmohu privati. Mandej edhe pyesim pse po ikin njerëzit jashtë”, ka shkruar Imeri.