Imazhet satelitore tregojnë pasojat e shpërthimit të urës së Krimesë
Imazhet satelitore të Maxar kapën dëmtimin e urës së ngushticës Kerç të shtunën, pak pasi një shpërthim tronditi të vetmen lidhje direkte rrugore dhe hekurudhore midis Krimesë së aneksuar dhe Rusisë kontinentale.
Shpërthimi shkaktoi shembjen e pjesëve të urës, megjithëse zyrtarët rusë të transportit rifilluan shërbimin hekurudhor dhe lejuan automjetet të përdornin disa pjesë të padëmtuara të rrugës deri të shtunën në mbrëmje, shkruan CNN.

