Ilir Meta për ndërtimet në Shqipëri: Ja ç’ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100% të pushteteve
Ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar dy fotografi të Tiranës, të cilat tregojnë për ndërtimet e shumta atje dhe humbjen e gjelbërimit.
Sipas tij, rilindja në pushtet, do të thotë shkatërrim i gjelbërimit, shetit, ligjshmërisë dhe i shpresës.
Ai tutje ka thënë se fotot, janë demaskimi asgjësues se ç’ndodhë kur sekti i Rilindjes, uzurpon 100 për qind të pushteteve.
“Rilindja në pushtet do të thotë shkatërrim i gjelbërimit, i shtetit, ligjshmërisë dhe i shpresës.
Fotot janë demaskimi asgjesues se ç'ndodh kur sekti i Rilindjes uzurpon 100 për qind të pushteteve.
"Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë." - Bertolt Brecht”, ka shkruar Meta.
Gazeta jonë ka shkruar javë më parë për ndërtimet në Shqipëri, të cilat po i bën biznesmeti më i fuqishëm atje, Shefqet Kastrati, i cili ka lidhje të ngushtë me kryeministrin Rama.
Kastrati tashmë ka filluar të ndërtojë, brenda qytetit edhe banesa të larta, në parkun e madh të Tiranës.

