Ilir Ibrahimi thotë se Qeveria refuzoi dy oferta për investime në energji solare - NACIONALE

Ilir Ibrahimi thotë se Qeveria refuzoi dy oferta për investime në energji solare

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Ibrahim ka treguar se Qeveria e Kosovës ka refuzuar dy oferta për investime në energji solare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë ia ka konfirmua një ambasador i akreditua në Kosovës.

Para ca ditësh mësova nga një ambasador i akredituar në Kosovë se Qeveria e Kosovës ka pasur në tavolinë dy oferta për investime në energji solare nga investitorë privat. Njëra ofertë ka qenë për 400 MW dhe tjetra rreth 200MW. Te dy investitorët nuk kanë kërkuar as tarifa nxitëse as ndonjë benefit të paarsyeshëm, përkundrazi, çmimet e ofruara kanë qenë shumë atraktive", ka shkruar ai.

Ai e ka vlerësuar si të gabueshem refuzimin e këtyre projekteve.

Duke pasur parasysh që panelet solare mund të vihen shumë shpejt në funksion, nëse qeveria do të ishte e hapur ndaj këtyre investimeve, sot do ti kishim 600MW shtesë në kapacitetet prodhuese vendore. Por fatkeqsisht, te dy këto projekte janë refuzuar. Pse???”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme