Ilir Ferati zgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Istog
Kryetari aktual i Istogut, Ilir Ferati është zgjedhur kryetar i LDK-së në Istog.
Zgjedhja e tij, u bë në kuvendin e jashtëzakonshëm të cilin e mbajti sot, kjo parti.
Ferati u deklarua se angazhimi dhe përkushtimi i tij do të jetë permantet.
“Sot u mbajt Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i Degës së LDK-së në Istog, me ç'rast delegatët e këtij kuvendi me unanimitet të plotë zgjodhën për kryetar të Degës z. Ilir Ferati, njëherit kryetar aktual i Komunës së Istogut.
Në këtë kuvend i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë. Kryetari Abdixhiku, në fjalën e tij para delegatëve tha se LDK është shembulli më i mirë i demokracisë në vend dhe se zgjedhjet për LDK-në janë gjithmonë festë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog, megjithatë vijnë pas ndërrimit jetë të kryetarit të mëparshëm, Haki Rugova. Kryetari Abdixhiku, vlerësoi lart kontributin e të gjithë strukturave, aktivistëve dhe veprimtarëve të Degës së LDK-së në Istog, puna e të cilëve tha se e ka bërë këtë shtëpi tonën të njeh veç fitore.
Kryetari i sapozgjedhur i Degës së LDK-së në Istog, Ilir Ferati, pasi që falënderoi delegatët për besimin e dhënë, theksoi se angazhimi dhe përkushtimi i tij do të jetë permanent, ku shtoi se LDK mbetet e hapur për profesionistë e profesioniste të të gjitha niveleve.
Në këtë Kuvend, strukturave partiake iu bë thirrje për mobilizim të vazhdueshëm në kuadër të ciklit të ri të takimeve nëpër gjithë Kosovën”, thuhet në njoftimin e LDK-së.