IKShPK: Uji në pishinën e Gërmisë, brenda rezultateve të lejuara sipas rregullores - NACIONALE

IKShPK: Uji në pishinën e Gërmisë, brenda rezultateve të lejuara sipas rregullores

1 vit më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e fundit për ujin në pishinën e Gërmisë.

Aty thuhet se nga rezultatet e fundit, uji rezulton brenda normave të lejuara.

Postimi:

Komunikatë për media

Prishtinë, 25 korrik 2025

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë.

Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina.

Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë.

Lajme të ngjashme