IKShPK-ja del me rekomandime: Qëndroni larg të nxehtit - NACIONALE

IKShPK-ja del me rekomandime: Qëndroni larg të nxehtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se vala e të nxehtit që po dominon këto ditë mund të ndikoj në shëndetin e qytetarëve dhe këshillon ata të kenë kujdes.

IKShPK-ja ka njofuar se i nxehti mund të ndikoj më shumë të të semuret me problem kronike dhe rekomandon që të rrinë larg të nxehtit.

“Nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të personave që kanë sëmundje kronike (kardiovaskulare, mendore, respiratore dhe sëmundje të lidhura me diabetin) dhe të shkaktojnë dëmtim të shpejtë të veshkave.”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Lajme të ngjashme